Kush po zapton PD? Ardian Isufi: Nuk ka risi, qarkullim emrash të konsumuar

Kush po zapton PD? Ardian Isufi: Nuk ka risi, qarkullim emrash të konsumuar

Kritika por edhe largime ka pasuar Këshilli Kombëtar i PD. Një prej emrave që njoftoi tërheqjen është Ardian Isufi, ish koordinator kombëtar i PD. I ftuar në studion e lajmeve në MCN TV Isufi ka deklaruar se vendimi i tij ka adhur pas një faze të gjatë të procesit që vijnë mbledhje pas mbledhje dhe mënyrës se si po formatohet kjo parti.

Ndër të tjera ai tha se nuk sheh ndonjë risi në Partinë Demokratike, por siç ai e i ka cilësuar qarkullim emrash të konsumuar të cilët nuk kanë më çfarë ti ofrojnë PD. Sipas tij Basha duhet të bënte një dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve dhe jo vetëm, por bashkë me ekipin e tij.

Deklarata ime është më e thellë se vetë kuvendi i PD, është një pjesë e fazave të procesit që vijnë mbledhje pas mbledhje dhe mënyrës sesi po formatoheshin gjërat. Nuk po shoh ndonjë risi të madhe përveç zëvendës dhe qarkullim emrash që në fakt e dëmton imazhin e PD në publik. Çështja ime pa dyshim që ka një rrudhje të elitave, një konsum të madh brenda politikanëve që nuk i ofrojnë më gjë. Ne duhet ta shohim PD me sytë e publikut. Që në momentin e parë anëtarësia, institucioni i dorëheqjes duhet të ishte me statut. Basha duhet të bënte një dorëheqje në atë kohë dhe padyshim gjithë ekipi i tij që nga sekretari që hyn te humbësit e mëdhenj. Nuk duhet të flisnin në kuvend për humbjet e tyre. Brenda PD mund të jemi të gjithë më të mirët por çështja është çfarë i ofrojmë ne publikut. Me rikandidimin e kryetarit të partisë sot mendoj se shqiptarëve dhe anëtarëve të PD i ka humbur shpresa si po sillen me partinë demokratike. Gjithsesi mendoj se Basha ka një sfidë me veten jo me anëtarët dhe duhet ti vendosi disa parametra kësaj sfide. Kjo e dallon një lider i cili krijon disa sfida jo vetëm për të por për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe madje gjithë shoqërinë.

I pyetur se çfarë mendon se do ndryshojë në sjelljen e opozitës me rikthimin në Kuvend dhe a është një gabim që nuk duhet përsëritur më Isufi tha se largimi i saj nga institucionet ishte një kosto e madhe e PD.

Padyshim që largimi nga institucionet ka qenë një gabim me kosto të madhe për Partinë Demokratike. Në pjesën dërrmuese janë figura që nuk i thonë më gjë publikut, shohim fytyra të konsumuara që nuk ofrojnë më asgjë. Kjo gjë po ngjan rëndom në sferat më të larta të PD dhe situata në vija të përgjithshme do jetë e njëjtë. Ndërkohë që ne jemi për masakër zgjedhore apo vjedhje vote me hyrjen në parlament ne e legjitimojmë procesin e zgjedhjeve dhe kështu vlen për tu parë se si do sillemi.

Ndërsa mundësisë për tu bashkuar me një parti tjetër Isufi iu përgjigj se, "Jam një individ i pavarur që do kontribuoj në aspektin e djathtë qoftë me individë të tjerë apo grupime. Nuk i atashohem këtyre grupimeve sepse mund të kenë edhe qasje të njëanshme".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy