
Megjithëse në Shtetet e Bashkuara ka filluar vaksinimi masiv kundër Covid-19, eksperti Anthony Fauci nuk e fsheh shqetësimin se pas festave mund të ketë një numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh nga Covid-19.
Fauci ka thënë për CNN, se “e keqja nuk ka ardhur ende”, duke e parë rritjen e infektimeve si një proces të pashmangshëm, pasi në këto ditë mliona amerikanë kanë lëvizur vazhdimisht nga një vend në tjetrin.
Fauci ka insistuar gjithashtu se Presidenti Donald Trump duhet të vaksinohet.



