
Një 27-vjeçar u arrestua në Tiranë në kuadër të policor “The Player”,për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Specialistët e krimeve të komisariatit numër 4, në bazë edhe të informacioneve të siguruara konstatuan në lokalin e të riut lojëra fati.
Gjatë kontrollit në rrugën “Halit Bega”, u sekuestruan dy pajisje elektronike (makineta) të përdorura për lojërat e paligjshme, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti i kundërligjshëm. Ky nuk është rast i izoluar që në lokale të kryeqytit, Korçës apo edhe qytetet të tjera organizohen lojëra fati.
Pak ditë më parë, MCN publikoi edhe dy ambiente lokalesh në komunën e Parisit të cilët ilegalisht vendosnin baste sportive.



