
Prodhimi i rrushit në zonën e Lushnjës këtë vit ka mbetur për shitur. Fermerët shprehen se shkak është bërë mungesa e tregut dhe magazinave frigoriferike. Por Eduart Sharka, kryetar i Shoqatës së Fermerëve tha në një lidhje skype për MCN TV se mungesa e orientimit nga Ministria e Bujqësisë është arsyeja kryesore se përse prodhimet kanë mbetur pa shitur.
“Janë të dyja bashkë. E para është mungesa e orientimit. Çdo ministri Bujqësie në çdo vend orienton fermerët në bazë të tregut në pazë të studimit të treguat. Ky proces tek ne nuk ka qenë kurrë. Arsyet e tjera vijnë me radhë mungesa e orientimit është kryesorja”, tha Sharka.
I pyetur lidhur me pretendimin mbi cilësinë e farave dhe fidanëve Sharka tha se produktet tona janë defiçitare për shkak të cilësisë dhe kostos së lartë. Sipas tij vendi ynë rrethohet nga vende që subvencionohen 10 herë më shumë se ne dhe se mungesa e eksecionit është një defekt i madh në sistemin tonë.
“Produktet tona janë defiçitare për shkak të cilësisë dhe kostos së lartë. Ne rrethohemi nga vende që subvencionohen 10 herë më shumë se ne. Ne kemi një defekt të madh në sistemin tonë sepse shërbimi i eksecionit mungon, ai është i garantuar nga shteti, por nuk funksionon. Agronomët janë thjeshtë staticienë, por nuk japin shërbime eksecioni dhe kjo shkakton cilësinë e dobët të produkteve bujqësore. Bujqësia ka nevojë për specialist. Ne kemi propozuar projektin që çdo fermer të lidhet me një agronom të licensuar. Kam komunikuar me fermerët dhe thonë se përgjegjësia është jetime dhe duhet një hetim i thelluar sepse fermerët thonë që nuk do ti mbjellin më. I kërkoj Ministrisë të kryhej hetime për të parandaluar këtë për herë të tjera. Fermeri po të kishte faturën ku ka blerë fidanët dhe farat do ta kishte më të lehtë. Duhet të bëhet një studim që të mos përsëritet më ky fenomen”, tha ai.
Për përdorimin e pesticideve mbi normën e lejuar Sharka tha se fermerët ashtu si në të gjithë botën duhet të bashkëpunojnë me agronomë të licensuar, por mungesa e tyre sipas tij bën që fermerët të veprojnë me hamendje.
“Fermeri merr recetën tek agronomi në të gjithë botën dhe e implementon, në kushtet tona fermeri pyet komshiun ose e përdor me hamendje. Nuk është faji i fermerëve sepse nuk i prodhojnë ato. Në momentin që nuk ka kontroll fermeri do jetë viktimë dhe pasojat do bien mbi to”, tha Sharka.



