
Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla pritet të dalë sot para gjykatës në orën 14:00. Seanca e dytë u caktua pas dështimit të të parës, pasi avokati i Llallës kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.
Në sallë, avokati Sokol Hazizaj pretendoi se çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë pa u shprehur Gjykata e Posaçme, ose ndyshe GJKKO, dhe si pasojë nuk mund që të vijojë procesi.
Adriatik Llalla akuzohet për kryerjen e veprave penale të “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, të kryer në 3 raste. Për ‘mashtrime’ të tilla me shifrat,
Llalla rrezikon deri në 3 vite heqje lirie.



