Cakrani: Nëse Gjykata e Apelit do ia ndryshojë masën Veliaj, automatikisht duhet të ndodhë edhe për Metën

Cakrani: Nëse Gjykata e Apelit do ia ndryshojë masën Veliaj, automatikisht duhet të ndodhë edhe për Metën

Avokati Kujtim Cakrani tha në studion e MCN Informacion se brenda 6 muajve prokuroria do të arrijë të ndërtojë akuzën për kryebashkiakun Veliaj dhe se do të dërgojë çështjen për gjykim.

Sipas Cakranit, nëse Gjykata e Apelit do ia ndryshojë masën e sigurisë Veliajt, i bie në mënyrë automatike që masa të ndryshojë dhe për kreun e PL-së Ilir Metën.

Mendoj se brenda 6 muajsh prokuroria do t’i ndërtojë akuzën dhe do i kalojë gjykatës çështjen për gjykim. Me masë sigurie, pa masë sigurie këtë nuk di ta them se ai është në Gjykatën e Apelit, nga java tjetër, brenda datë 11 i bie të zhvillohet gjyqit. Nga praktikat gjyqësore nuk ka ndodhur që Gjykatat e Apelit të zëvendësojnë masat e sigurimit që janë kërkuar dhe janë vendosur. Nëse Gjykata e Apelit do ia ndryshojë masën, atëherë i bie automatikisht që edhe Metës t’i zëvendësohet masa e sigurimit. Nuk mund të përdorim dy standarde për çështje të njëjta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy