
Është shumë e rëndësishme të përshpejtohet ndihma ushtarake për Ukrainën. Ne duhet të bëjmë më shumë, duke i dhënë një sinjal të qartë industrisë së mbrojtjes, në mënyrë që ajo të prodhojë më shumë.
Për të përshpejtuar dhe për të mos hedhur në erë çmimet, mund të përdoret një sistem i ngjashëm me atë që përdoret për blerjen e vaksinave për Covid-19 në nivelin e Bashkimit Europian, me një prokurim të centralizuar armatimesh, të cilat do ti dorëzohen Ukrainës, në muaj, jo vite.
Një deklaratë e tillë vjen nga Kryeministrja estoneze Kaja Kallas, e mbërritur në Bruksel për mbledhjen e Këshillit Europian.
Ne duhet të gjejmë një zgjidhje europiane për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë në favor të Ukrainës. Unë jam një avokate e mësuar për të gjetur zgjidhje.
Mund të bëhet kështu: Rusia ka të drejtë kundër nesh, sepse ne kemi ngrirë asetet e saj, ndërsa Ukraina ka të drejtë kundër Rusisë për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga lufta.
Nëse i japim Ukrainës fondet e ngrira për Rusinë, ne e dimë se Moska do t’i kërkojë ato nga ne, por mund të gjejmë një marrëveshje më vonë.



