Policia e Shtetit zhvilloi operacionin e koduar “Blici rrugor”, i shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane. Rezultatet e këtij aksioni që zgjati për një orë e gjysmë u bënë publike nga Drejtori i Policisë Rrugore Ardian Veliu, i cili tha se në total u vendosën 1495 gjoba.
