Si në filmat horror/ 200 koka derri dhe organe të brendshme në lumin Ishëm

Si në filmat horror/ 200 koka derri dhe organe të brendshme në lumin Ishëm

Banorët e Krujës kanë zbuluar një skandal mjedisor në lumen Ishëm mëngjesin e sotëm. Ata kanë evidentuar 200 koka derri dhe organe të brendshme në lumin Ishëm, raporton “Balkan Web”. Nuk dihet se si kanë përfunduar këto mbetje shtazore në brigjet e lumit Ishëm as se nga kanë ardhur.

Banorët kanë thënë për BW se disa nga kokat e gjetura kanë edhe numër matrikulimi, por një pjesë e numrave vërehet se janë të dëmtuar.

Problem shumë i madh është era e rëndë që ndihet përreth dhe banorët janë të terrorizuar. Ata shprehen të frikësuar pasi mund të përhapet edhe ndonjë epidemi.

“Vumë re erën e keqe mëngjesin e sotëm. Rrezik për mjedisin, kokat po përhapen nga qentë e mund të hapet edhe ndonjë epidemi. Dyshojmë se kokat janë hedhur ditën e djeshme, por deri tani nuk është bërë asnjë inspektim në zonë”, deklarojnë banorët.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy