
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për seancën e radhës , prej orës 10:00.
Në rendin e ditës është paraparë fillimisht interpelanca e deputetes së PD, Ina Zhupa për ministren e Kulturës Elva Margariti. Në kërkesën e saj, Zhupa ka potencuar degradimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe sipas saj, industria e ndërtimit po dëmton pasurinë kulturore të shqiptarëve.
Po ashtu në rend dite janë edhe një sërë projektligjesh, mes tyre marrëveshja për krijimin e task-forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë me Maqedoninë e Veriut.



