
Aktori Tony Sirico, i njohur më së shumti për rolin e tij në një grup mafioz në “The Sopranos”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare.
Ai portretizoi në mënyrë të paharrueshme Paulie "Walnuts" Gualtieri, një mafioz që luan një rol kyç në një rrjet të krimit të organizuar në shtetin amerikan të Nju Xhersit.
Sirico ishte 55 vjeç dhe flinte në një krevat fëmijësh në shtëpinë e nënës së tij në Brooklyn, kur ai u zgjodh për rolin ikonik që do t'i jepte atij dy çmime Screen Actors Guild.
Ai luajti rolin e gangsterëve në më shumë se një duzinë filmash, duke përfshirë Goodfellas të Martin Scorsese.
Sirico lindi në Brooklyn, Nju Jork, dhe u arrestua 28 herë - duke kaluar dy periudha në burg.
Duke folur për LA Times në vitin 1990, ai tha: "Aty ku unë u rrita, çdo djalë po përpiqej të provonte veten. Ju ose duhej të kishit një tatuazh ose një vrimë plumbi."



