Arbitrazhi i humbur me Becchetin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për komision hetimor

Arbitrazhi i humbur me Becchetin, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për komision hetimor

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Kuvendit në mosmarrëveshjen me një grup deputetësh të PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor për punën e institucioneve shtetërore lidhur me arbitrazhin e humbur përballë biznesmenit Françesko Bechetti.

vendimin e datës së sotme, Kushtetuesja konkludon se “në rastin konkret nuk plotësohen standardet kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor”.

Vendimi është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Partia Demokratike e çoi në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për mosngritjen e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vendimin e arbitrazhit për çështjen Becchetti, në tetor të vitit të kaluar.

Në atë kohë, nënkryetarja e PD, Grida Duma, tha se kryeministri Rama ka frikë të hetojë sepse është përgjegjës për 120 milionë eurot që taksapaguesit shqiptarë do t’i japin biznesmenit italian pas vendimit të arbitrazhit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy