Ditën e sotme qysh prej orës 09:00 deri në 17:00 Partia Demokratike organizon zgjedhjet për kryetarin e degës në Fier .
Votimi do të zhvillohet në ambientet e ish Universitetit UFO. Kandidatët për kryetar dege PD në Fier janë Rrapi Gjika dhe Vladimir Kajolli, dy kandidatura të propozuara nga vetë strukturat e PD.
Gjatë një reagimi për mediat, Partia Demokratike bën thirrje anëtarëve për të marrë pjesë pasivisht në votim për të krijuar një parti më të fortë, më të bashkuar dhe të hapur.
Sipas deputetit Luan Baçi, të deleguarit e Partisë Demokratike për qarkun Fier votojnë pas Mallakastrës ndërsa këtë proces e ka cilësuar si tepër të rëndësishëm, pasi sjell në kutitë e votimit të gjithë anëtarësinë, pas ndryshimeve që përfshinë Partinë Demokratike.
Kandidatët për kryetar dege janë:
PD Dega Fier:
1. Rrapi Rako Gjika
2. Vladimir Sabri Kajolli



