
Beogradi duket i vendosur për të mos sanksionuar Moskën lidhur me agresionin në Ukrainë.
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Reagimi i tij erdhi pas aludimeve se një lëvizje e tillë do të vinte pas zgjedhjeve në Serbi.
“Edhe pas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2012, çdo ditë thoshin se do ta njohim Kosovën. Aleksandar Vuçiç nuk e ka bërë dhe nuk do ta bëjë këtë, dhe e njëjta vlen edhe për sanksionet kundër Rusisë”, tha Vulin, shkruan Tanjug.
Po ashtu “shefi” i rendit bëri me dije se Presidenti Vuçiç do të ketë sot një reagim publik lidhur me deklaratat e fundit të Albin Kurtit.



