
Kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha tha në një lidhje për MCN Live se janë gati 200 familje të prekura nga përmbytjet, kryesisht tek pjesa e mobileve.
Dredha bëri me dije se janë 187 milionë lekë që bashkia po i përdor, megjithëse shtoi se do kërkojë ndihmë nga autoritetet qëndrore.
Janë gati 200 familje të prekura. Më shumë tek pjesa e mobilieve sepse uji kur hyn fillimisht në banesë fillimisht kap pajisjet elektroshtëpiake.
Me ekspertët kemi bërë një gjë, të shkojnë t’i verifikojnë në vend, të evitojmë çdo lloj abuzimi.
Kemi një shumë të akorduar që është fond i pakushtëzuar që quhet për raste emergjencash civile.
Ai fond nuk është i mjaftueshëm, po të paktën e kemi bërë të bërë një hap përpara, është 187 milionë lekë, e kemi gjendje, por është dhe për këto reagim që bëjmë në kohë, por edhe për familjet.



