Prokuroria: Të konfiskohen 1.7 milionë euro pasuri të Mark Frrokut

Prokuroria: Të konfiskohen 1.7 milionë euro pasuri të Mark Frrokut

Pasi u dënua me 7.5 vite burg për disa vepra penale, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që rreth 1.7 milionë euro pasuri të ish-deputetit Mark Frroku të kalojë në favor të shtetit, duke i konfiskuar ato. 

Kërkesa e Prokurorisë i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë menjëherë pas zbardhjes së vendimit të dënimin nga ana e Gjykatës. 

Ndërkohë, më 27 korrik të vitit 2016, Prokuroria kërkoi sekuestrimin e një sërë apartamentesh, dyqanesh dhe tokash në Tiranë, Orikum dhe në Lezhë, sekuestrim i cili kërkohej në bazë të ligjit antimafie.

Sipas Prokurorisë, “nga viti 1998, kohë kur shtetasi Mark Frroku ka kërkuar azil politik ne Belgjikë dhe deri ne vitin 2013 kur ka bërë deklarim pranë ILDKPKI para fillimit të detyrës si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka rezultuar se ka krijuar një pasuri prej 209.627.218 lekë me burime të panjohura”.

Pronat e sekuestruara: 

 Apartamente

  1. Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
  2. Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
  3. Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  4. Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
  5. Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
  6. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
  7. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

Dyqane

  1. Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
  2. Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

Garazhe (bodrume)

  1. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
  2. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

Tokë arë

  1. Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy