Sekuestrohen mbi 200 kg drogë e municione luftarake, në kërkim 35-vjeçari

Sekuestrohen mbi 200 kg drogë e municione luftarake, në kërkim 35-vjeçari

Policia ka sekuestruar mbi 200 kg drogë, municione luftarake e armë zjarri në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre me iniciale A.N., 35 vjeç.

Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e 35-vjeçarit gjetën, 4 armë zjarri tip automatik, 4 krehëra model 56, 210 fishekë model 56 si dhe 246 kg kanabis.

"Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore", bën me dije policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim, shitja e narkotikëve'' dhe ''Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit'', parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy