Hoxha: Humbësi nuk mund të vendosë kushte, këto ditë do të ndodhë transformimi i madh i PD (VIDEO)

Hoxha: Humbësi nuk mund të vendosë kushte, këto ditë do të ndodhë transformimi i madh i PD (VIDEO)

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, thotë se Lulzim Basha është i shkarkuar, ndërsa në 6 mars tha se u dëshmua se edhe elektorati është në kundravajtje me rrugën e ndjekur prej tij.

Ai tha se pas 6 marsit u vendos që kryetari Basha duhet të tërhiqej, duke shprehur se pavarësisht se si rrodhën ngjarjet, PD është bashkuar rreth Komisionit të Rithemelimit.

Arritën të fitonin 70% të votave, duke marrë parasysh dhe pengesat. Është e drejtë që grupi parlamentar i kërkon Bashës të tërhiqet, por nuk mund të na vendosin kushte, sepse jemi pala fituese në zgjedhje. Ne kemi shtrirë dorën, janë të mirëpritur, pavarësisht çfarë kanë thënë apo bërë.

Sipas tij, Basha është kapur pas një fije që nuk duket askund, pasi kryetarët e degëve të PD nuk dihet në emër të kujt flasin.

Ai pyeti nëse kanë bërë aktiv dege, apo janë pjesë e mendimit politik të rrugëtimit të Lulzim Bashës, që siç tha ai prodhoi politikanë letre dhe janë salduar pas karriges.

Bëjnë si të marrë edhe pse kanë humbur. Opozita duhet të bëjë reflektim të thellë dhe të kuptojë se çfarë ka bërë Basha këto vite. Me Bashën dhe 100 spartanët e Lulit, ne jemi humbës. Të ndjekësh Lulzim Bashën në marrëzi deri në humnerë. Këto ditë do të ndodhë transformimi i madh i PD, Basha do të humbë partinë dhe vulën. Nëse kanë gabuar dhe e pranojnë gabimin, janë të mirëpritur nga i pari tek i fundit. Nëse jeni kundër Ramës dhe jeni për të mbrojtur njerëzit që përfaqësojnë. Nga çfarë do të tërhiqet Berisha, ai është një deputet i thjeshtë. Nuk ka asnjë pozicion. Berisha është një deputet i thjeshtë që mobilizoi gjithë opozitën. Humbësi nuk mund ti diktojë rrugën fituesit.

Hoxha tha se grupi parlamentar i dalë nga votat e demokratëve, pavarësisht nëse i ka nxjerrë Lulzim Basha nga xhepi, ky grup duhet ta unifikojë punën në parlament.

Sipas tij, çdo hap që afron drejt këtij qëllimi është pozitiv dhe duhet përshëndetur.

Projekti politik i Lulzim Bashës, është që ta mbajë opozitën humbëse, pasi është peng i Edi Ramës, ka braktisur çdo kauzë opozite. Shihni tani që Basha nuk është në protestë, sa të bashkuar janë shqiptarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy