
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi pas mbledhjes së qeverisë se është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore.
Është ratifikuar marrëveshja Shqipëri–Poloni për sigurimet shoqërore.
Kjo është marrëveshja e 21-të në kuadër të nismës së qeverisë me vendet ku ka diasporë shqiptare.
Janë marrëveshje shumë të rëndësishme për qytetarët shqiptarë që punojnë jashtë vendit, në mënyrë që t’u njihen vitet e punës edhe në Shqipëri.
Duke u ndalur te negociatat me Greqinë, ministri u shpreh se diskutimet vijojnë intensivisht, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë në këtë shtet.
Ai shtoi se pala shqiptare mbetet optimiste për arritjen e një marrëveshjeje, pavarësisht kompleksitetit të negociatave.
Sa i përket diskutimeve me qeverinë greke ato janë diskutime shumë intensive nga ana e palës shqiptare kjo dhe për shkak se diaspora që është prezente në Greqi është e madhe ne jemi besimplotë që do ta konkludojmë këtë marrëveshje. Por ka shumë kushte dhe negociata për shkak të numrit të lartë që kemi në Greqi”



