Manjani: Kemi ende kriminelë të emëruar në detyra publike

Manjani: Kemi ende kriminelë të emëruar në detyra publike

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i kërkon politikës të pengojë futjen e personave me precedent penalë në funksione drejtuese. Në një status në rrjetet sociale, Manjani shprehet se në detyra publike ka ende persona që kanë kryer krime.

Postimi i Manjanit

Përshëndetje, “Dekriminalizimi” i institucioneve publike nga persona me të shkuar kriminale është tema që po mbyll këtë vit. Përtej diskutimeve procedurale mbi dokumente dhe të drejtat e njeriut një gjë mbetet: kemi ende persona, që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që janë zgjedhur apo emëruar në një detyrë publike! Kjo ishte moralisht e papranueshme dhe tashmë është dhe ligjërisht e tillë! Debati politik mbi çështje konkrete nuk ndihmon! Politika duhet vetëm të distancohet sot dhe të mos lejojë nesër (vitin e ardhshëm) penetrimin e “kriminelëve” të rinj në funksione drejtuese!

Nuk bëhet dot as politikë e as shtet me funksionarë vulnerabel, pra të kapur peng nga e shkuara e tyre! I burgosuri nuk mund të bëhet gardian! Ai/ajo që fjalët “ç’a ke që sheh” i përdor rregullisht nuk mund të drejtojë asgjë, përveç egos personale! Kështu që “dekriminalizimi” si koncept i veçantë ligjor pati një efekt. Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë “riciklimin” e këtyre personazheve! Janë dy alternativa: të kthejmë besimin tek politika dhe shteti, ose ta shkallmojmë atë (besimin) përfundimisht! Kam mendimin se të pastrit, të diturit, të drejtët, të përkushtuarit dhe punëtorët do kthejnë besimin! Të tjerët të lënë në mes të rrugës! Jam i bindur që viti 2017 do jetë viti i kthesës! Kështu do ta gëzojmë vërtet vitin që vjen!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy