Liban, klientët e armatosur grabitin bankat për të marrë paratë e tyre

Liban, klientët e armatosur grabitin bankat për të marrë paratë e tyre

Dy depozitues libanezë në dukje të armatosur dhe të dëshpëruar bllokuan bankat të mërkurën, si mënyrë për të pasur mundësi që të tërhiqnin paratë e tyre, të cilat janë bllokuar si pasojë e një ngrirje financiare kombëtare.

Një grua me armë në dorë dhe disa bashkëpunëtorë mbajtën pengje për një kohë të shkurtër në një degë të BLOM Bank në kryeqytetin e Bejrut, përpara se të largoheshin me më shumë se 13.000 dollarë nga llogaria e gruas.

Pak momente më vonë, në qytetin e Aley, një burrë i armatosur hyri në një degë të Bankmed dhe mori disa nga kursimet e tij të bllokuara, përpara se të dorëzohej tek autoritetet.

Bankat e Libanit kanë izoluar shumicën e depozituesve nga kursimet e tyre që nga kriza ekonomike e tre viteve më parë, duke e lënë pjesën më të madhe të popullsisë të paaftë për të paguar për gjërat bazike.

BLOM Bank cituar nga CNN, tha se një klient dhe bashkëpunëtorë të tij mbërritën të armatosur, kërcënuan se do t’u vinin flakën njerëzve dhe detyruan menaxherin e degës dhe arkëtarin të sillnin para nga kasaforta.

Nuk kam asgjë për të humbur, kam arritur në fund. Arrita në një pikë ku do të shisja veshkën time në mënyrë që motra ime të merrte trajtim.

BLOM konfirmoi se klientja kishte shkuar për të kërkuar paratë e saj për trajtimin e motrës së sëmurë, duke thënë se iu ofrua bashkëpunim i plotë, por iu kërkua të siguronte dokumentacionin.

Bankat thonë se bëjnë përjashtime për rastet humanitare duke përfshirë kujdesin spitalor, por depozituesit shprehen se kjo ndodh shumë rrallë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy