Aleanca për Teatrin, tjetër padi në SPAK për Ramën, Veliajn dhe ministrin Lleshaj

Aleanca për Teatrin, tjetër padi në SPAK për Ramën, Veliajn dhe ministrin Lleshaj

Aleanca për Teatrin ka dorëzuar në SPAK kërkesën për procedimin penal ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas shembjes së godinës së teatrit Kombëtar.

“Ne kallëzuesit si pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit (Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental) paraqesim sot përpara jush, në vijim të kallëzimeve të bëra që nga data 31.12.2019, edhe këtë kallëzim penal kundër të kallëzuarve prej nesh dhe që konsiston në faktin e njohur botërisht se më 17 Maj 2020, në orën 04:25 në kundërshtim të hapur me dispozitat ligjore në fuqi, u shemb godina e Teatrit Kombëtar dhe Eksperimental nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.”

Regjisori Edmond Budina tha se artistët do tu rrinë pas qafe atyre që kryen këtë krim monstruoz sipas tij, për të cilën ka lemerisur e gjithë bota.

”Njerëzit do të përgjigjen për atë që dinë. Do jepen dëshmitë e tyre për gjithçka që ka ndodhur atë natë. Ne kemi një shprehje nga anët tona, të ardhtë pas qafe. Edhe ne do tu rrimë pas qafe këtyre, të gjithë atyre që kanë kryer atë krim monstruoz për të cilën është lemerisur e gjithë bota, ne do tu rrimë pas qafe, nuk do të heshtim. Këta gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Kryeministri ka thënë forcat Renea nuk kanë qenë fare në teatër ndërsa Ministri i Brendshëm tha kanë qenë sepse kishin të dhëna për ekploziv. Si e shembe atë duke menduar se aty kishe eksploziv? Këtu ka një monstruozitet të jashtëzakonshëm. Policia është kthyer në një polici baxhibuzukësh. Edhe objeket tona personale janë vjedhur atë nate, vlera është e konsiderueshme, kalon mijëra euro dhe asgjë nuk është kthyer. Ata të gjitha i shkatërruan aty, edhe biçikletat tona janë gjetur të shitura në pazarin e Tiranës. Ne do t’i qëndrojmë prapa.”

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj në orën 04:30 të mëngjesit.

Qç nga ajo ditë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar disa protesta dhe po mbledh firma në të gjithë vendin për peticionin ku kërkohet rindërtimi i teatrit aty ku ishte dhe siç ishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy