
Në studion e “Të Paekspozuarit”, Ilir Alimehmeti dhe Leonard Solis shpjeguan arsyet pse në Shqipëri pothuajse të gjithë ata që përfundojnë në intubim, humbin jetën nga Covid-19.
Ilir Alimehmeti
Pyetja do të ishte a i kemi të dhënat për të analizuar këtë fakt? Tre janë elementët kyçë. Mjekimet, pajisja dhe burimet njerëzore. Kjo meriton një analizë që ende nuk është bërë.
Leonard Solis
Kush nuk ecën përpara, do të thotë që kthehet mbrapa. Pra sa më vonë të shkojnë në spital, janë shumë të vështira hapat e kthimit mbrapa. Po vajte herët në spital. Ai kur është i intubuar mund ta ketë edhe mushkërinë të çarë. Sa më shpejt të shkosh, aq më mirë.



