Urdhri i Presidentit amerikan, Donald Trump, për ndalimin e vizitorëve nga vendet myslimane ka dhënë efektet e para.
Mesohet se dy irakenë, bashkëpunëtorë të dikurshëm të ushtrisë amerikane janë ndaluar teksa kalonin tranzit në Nju Jork, disa orë pas firmosjes së urdhërit ekzekutiv të Presidentit amerikan.
Trump ndaloi hyrjen e udhëtarëve nga Siria dhe gjashtë vende të tjera – Irak, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen – për të paktën 90 ditë, duke thënë se “administratës së tij i nevojitet kohë për të zhvilluar prçceset më të rrepta verifikuese për refugjatët, emigrantët dhe vizitorët. “
Kompania ajrore hollandeze KLM deklaroi se i është dashur të kthejë mbrapsht 7 pasagjerë që kishin destinacion SHBA pas këtij urdhri.
Manel Vrijenhoek, nga zyra për shtyp e kompanisë ajrore KLM, tha: “Ne do ti transportonim pa problem ata, por problemi është se këta njerëz nuk janë të mirëpritur në SHBA”.
7 pasagjerët po udhëtonin me këtë linjë ajrore nga aeroporte të ndryshme nëpër botë.
Google i kërkoi stafin të saj që kanë udhëtuar jashtë shtetit të premten për t'u kthyer menjëherë në SHBA, pasi kishte frikë se ata do të preken nga ky urdhës i presidentit.
Shefi i CEO Sundar Pichai ka lëshuar një memo duke theksuar se nga ky urdhër i Trump, 100 punonjës janë prekur, raporton Bloomberg.
Ndërsa Shefi i "Facebook" Mark Zuckerberg dënon ndalimin emigracionit nga Trump.
"Shtetet e Bashkuara janë një komb i emigrantëve, dhe ne duhet të jemi krenarë për këtë," tha Zuckerberg.
Trump ndaloi hyrjen e refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara deri në një moment të caktuar, si pjesë e masave të reja “për t’i mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë vendit”.
Ai nënshkroi një urdhër të gjerë ekzektutiv që parashikon edhe pezullimin e pranimit të refugjatëve për katër muaj. Hyrja e vizitorëve nga gjashtë vende kryesisht muslimane gjithashtu është ndalur për tre muaj.



