Çipi: Sanremo i tejkaloi fantazitë më të këqija! Shqipëria i vetmi vend në botë, pa institucion censure

Çipi: Sanremo i tejkaloi fantazitë më të këqija! Shqipëria i vetmi vend në botë, pa institucion censure

Regjisori Kastriot Çipi thotë se nuk e sheh më festivalin e Sanremos dhe pranon se e ka parë atëherë kur ishte festivali i këngës së bukur italiane.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se i pëlqente ta dëgjonte atë muzikë, madje u rrit me të  he në këtë drejtim shtoi se jo më kot Sanremo, e ka emrin e plotë Festival i Këngës Italiane.

Sipas tij, pas fillimit të viteve ‘90-të filloi të bëhet gjithnjë e më pak italian, e gjithnjë e më shumë ndërkombëtar, ndoshta ndikuar kjo nga fakti që filloi të marrë pjesë në Eurovision.

Sot nëse ulem të shoh Sanremon, nuk ka asgjë tradicionale italiane, me përjashtim të gjuhës që nuk mund të mos këndosh në gjuhë jo italiane.

5 këngët e para në renditje, janë rep ose hip hop që nuk kanë lidhje me muzikën italiane. Festivali i këngës italiane, duhet të mbetet festivali i këngës italiane.

Festivali i sivjetshëm i Sanremos i tejkaloi edhe fantazitë e mia më të këqija. U kalua caku i censurës televizive. Sanremo ka shumë më pak audiencë se para 10 vitesh.

Ne jemi rritur me RAI-n dhe e kemi parë se ka qenë paksa më liberal se TVSH për sensualitetin dhe seksualitetin. Filmat që kufizojnë audiencën, në RAI nuk shfaqen kurrë as pas mesnate.

Në këtë edicion të Sanremos ka ndodhur, del dikush me një lodër seksuale në dorë, që quhet spinë anale. Del me atë në dorë dhe këndon.

Del tjetri dhe mban fjalim, një njeri që mban emrin Fedez, del dhe sulmon zv.ministren e Infrastrukturës, etj.

Por ti nuk mund të shfrytëzosh RAI-n nga Sanremo 24 orë para zgjedhjeve, kur në dy rajone kishte zgjedhje. Nuk mund të sulmosh shoqatën e konsumatorëve pa shkak.

Fedez, bashkë me të shoqen një blogere që i mëson njerëzit si të vishen, del me ca kostume që i ka stiluar vetë, me veshje që sugjerojnë nuditet, kur ti shikon detaje të lakuriqësisë së trupit të femrës.

Pse duhet në orar kryesor në orar muzike kjo? Të gjithë flasin për puthjen në buzë mes dy burrave.

Askush nuk flet për inskenimin seksual ku Rosa Chemical i fërkohet në prehër Fedezit.

Do ishte njësoj akti i dënueshëm edhe po të kishte ndodhur mes një mashkulli dhe një femre.

Unë nuk jam homofob! Por kur hipën në skenë respekto skenën.

Çipi shtoi se Shqipëria është i vetmi vend në botë që nuk ka institucion censure.

Prindërit shqiptarë i dëgjoj shpesh që thonë si janë bërë këta fëmijët e sotëm, thonë gjëra të çuditshme, bëjnë gjëra të çuditshme.

Por fëmijët edukohen dhe në shkollë dhe në media. Por prindërit nuk kanë asnjë kontroll se çfarë shohin në media.

Prindërit sot duhet të jenë syhapur që fëmijët nuk mund të kenë akses në gjithçka në celular, nuk mund t’i kenë të gjithë kanalet televizive pa kod.

Ky televizion dhe gjithë televizionet shqiptare nuk japin llogari askund mbi çfarë shfaqin.

Edhe dhuna është e pakontrolluar totalisht në televizionet shqiptare, as në televizionin publik.

Jam për censurë kundër dhunës, makabritetit dhe pornografisë për personat nën moshën 18 vjeç.

Sot ti në Teatrin Shqiptar mund ti vësh dy njerëz të bëjnë seks një orë e gjysmë rresht dhe nuk i ndalon dot... se nuk ke ligj!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy