Aksidenti spektakolar/ Anija-cisternë shkatërron vilën 150-vjeçare buzë ujërave të Bosforit (VIDEO)

Aksidenti spektakolar/ Anija-cisternë shkatërron vilën 150-vjeçare buzë ujërave të Bosforit (VIDEO)

Një anije-cisternë shkatërroi në mënyrë spektakolare një rezidencë luksoze në gjirin e Bosforit, në Turqi. Anija gjigante malteze “Vitaspirit” preku dhe bëri të pabanueshme vilën luksoze “Hekimbasi Salih Efendi”, në Stamboll.

Incidenti u filmua nga njerëz që ndodheshin rastësisht duke lundruar në Ngushticën e Bosforit, ku anija hyri nga Deti i Zi. Ndërsa lundronte në ngushticën që lidh Europën me Azinë, mjeti gjigant pati probleme me motorin dhe mekanizmat e drejtimit, bënë të ditur autoritetet në Stamboll.

Në pamundësi për të kontrolluar mjetin, ekuipazhi i anijes me gjatësi 225 metra, hodhi spirancën në det. Por pavarësisht kësaj, anija gjigante me një ngarkesë rreth 62 tonë, mori drejtimin e vilës së ndërtuar që në vitin 1861.     

Aksidenti spektakolar ndodhi nën urën e Fath Sulltan Mehmetit, një nga 3 kalimet kryqëzohen me ngushticën e Bosforit.   / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy