
Bavaria mban sot zgjedhjet për parlamentin vendor.
Këto zgjedhje, sipas sondazheve, paraqesin shumë faktorë të panjohur që mund të kenë pasoja në balancën politike në nivel kombëtar.
Rreth 9.5 milionë persona kanë të drejtën e votës.
Unioni Kristiansocial (CSU), qeveria aleate e kancelares Angela Merkel, ka mbajtur një shumicë absolute në këtë rajon të begatë të vendit përgjatë 56 viteve të fundit.
Por parashikimet e votimit tregojnë se ajo mund të humbasë këtë pozitë dominuese me një diferencë të madhe.



