Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në një lokal mes disa personave në Durrës. Në pranga ka rënë një 35 vjeçar, i cili mbante me vete një armë zjarri kallashnikov.

Nga kontrollet është konstatuar se njëri nga shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasi Geron Vriooni, 35 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, i cili kishte me vete një armë zjarri kallashnikov.
Shërbimet e Policisë neutralizuan dhe arrestuan në flagrancë 35-vjeçarin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe i sekuestruan atij, armën e zjarrit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e tjera të konfliktit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.



