Autobusi bie nga ura në Indi, të paktën 21 të vdekur

Autobusi bie nga ura në Indi, të paktën 21 të vdekur

Të paktën 21 persona kanë vdekur në Indinë qendrore pasi një autobus ra nga një urë pasi shoferin e zuri gjumi në timon. Aksidenti ndodhi rreth 120 kilometra në jug të Indore, qytetit më të madh të Madhya Pradesh.

Sipas gazetës Times of India  mes të vdekurve janë tre fëmijë dhe dhjetë gra.

Shoferi i autobusit, të cilin e zuri gjumi në timon, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas një raporti të Bankës Botërore të publikuar në vitin 2021, India përbën 11% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve në rrugë në botë, pavarësisht se ka vetëm një për qind të automjeteve në qarkullim globalisht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy