
Nuk mund të flasim për krizë energjetike, por për krizë menaxhimi. Të tillë e sheh situatën e krijuar eksperti i energjisë, Eduard Elezi. Në studion e lajmeve të MCN TV, ai tha se rritja e paralajmëruar sot nga kryeministri për çmimin e energjisë tregon keqmenaxhimin dhe mungesën e transparencës për energjinë që shitet dhe blihet.
Nuk mund të flasim për krizë energjetike, por për krizë menaxhimi. Kaskada e Drinit ka qenë mbi kuotë, 296.5 m. Për një muaj e gjysmë është shitur energji me 20 euro. Në bursë çmimi ishte mbi 100 euro. Oshe blen sot me 220 euro. Pra nuk është krizë energjetike në ato nivele që paraqitet, por është krizë menaxhimi. Po, jemi në krizë. Asnjëherë ERE nuk është futur në rishikimin e çmimeve. Përfitimet që u morën nga konsumatori shqiptar ku kanë shkuar? Kjo është krizë menaxhimi.
Elezi tha se janë disa hallkat që janë shmangur, çka sjell në krizë. Sipas tij, duhet transparencë e plotë për energjinë e shitur.
Në këtë moment ka vështirësi, por problemi është se nuk ka para. Ku shkuan paratë. Nuk ka funksionuar kontrata me Kosovën. Sot Kosova mund të na kthente energjinë që i japim. Këtu thjesht është shitur energji me 20-30 euro. Këtu ka 8 vjet që konsumatori ka paguar 80-85 euro për megavat, kur çmimet e bursës të ishin 40 euro. Ku janë këto para. Tani kërkohet rritja e çmimit sepse ka një moment rritjeje në bursë. Në këto kushte duhet të shihet i gjithë cikli. Unë mendoj që çmimet e energjisë duhej të ishin përballuar nga korporata.



