Marrëveshje për konfliktin Rusi-Ukrainë? Lukashenko: SHBA dhe Britania të ulen në bisedime

Marrëveshje për konfliktin Rusi-Ukrainë? Lukashenko: SHBA dhe Britania të ulen në bisedime

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko beson se konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë mund të marrë fund nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe do të ulen në tryezën e bisedimeve. Sipas tij, vlerësimi i perëndimit për presidentin rus Vladimir Putin është i gabuar.

“Lufta është gjithmonë një gjë e keqe. Kohët e fundit kam thënë se bota është e zënë me gjetjen e fajtorëve. Besoj se do ta zbulojmë më vonë. Njerëzit vdesin çdo ditë. Le të ndalojmë luftën dhe të arrijmë një marrëveshje. Dhe pastaj do ta zbulojmë kush kishte të drejtë e kush gabim. Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar. Nëse e kuptoni dhe pranoni se është e nevojshme të uleni në tryezë nesër, marrëveshja do të arrihet brenda një jave.”, u shpreh Lukashenko.

Ndërkohë, në terren situata vijon të jetë problematike. Sipas presidentit ukrainas Volodimir Zelensky, nga fillimi i luftës kanë humbur jetën 65 mijë ukrainas.

Ndërkohë, agjencia shtetërore e lajmeve Ria raportoi se gjatë një seance stërvitore me armë zjarri, dy burra hapën zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë.  Sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria ruse e mbrojtjes, por nuk dha detaje të mëtejshme.  Ata u qëlluan për vdekje gjatë incidentit në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën.

Kujtojmë se muajin e kaluar presidenti rus Vladimit Putin urdhëroi mobilizimin e 300 000 rusëve që kishin kryer më parë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Kjo kërkesë e tij shkaktoi protesta në të gjithë Rusinë duke bërë që një pjesë e konsiderueshme e njerëzve të largohej nga vendi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy