BE: Po monitorojmë nga afër Serbinë, do t’i shqyrtojmë masat ndaj Beogradit

BE: Po monitorojmë nga afër Serbinë, do t’i shqyrtojmë masat ndaj Beogradit

BE-ja është e gatshme të shqyrtojë masa ndëshkuese ndaj autoriteteve të Serbisë.

Kreu i diplomacisë së BE, Josep Borrell, ka thënë se po monitorojnë nga afër nëse Serbia po i përmbush kërkesat e BE-së për shtensionim në Veri të Kosovës dhe nëse gjykojnë se Beogradi nuk i respekton ato, sipas tij, BE-ja është e gatshme të shqyrtojë masa ndëshkuese ndaj Beogradit. 

Janë marrë masa në lidhje me Kosovën. Këto janë masa politike dhe financiare, ndër të cilat është pezullimi i vizitave dhe ngjarjeve të nivelit të lartë, me përjashtim të dialogut të udhëhequr nga BE-ja. Ato masa kanë ndikim edhe në mbështetjen financiare për Kosovën. Pezullimi është i përkohshëm dhe i kthyeshëm dhe do të hiqet sapo të ketë shtensionim në terren. Në të njëjtën kohë, ne jemi duke monitoruar nga afër nëse Serbia i përmbush kërkesat e BE-së dhe në rast të mospërmbushjes, BE-ja është e gatshme të marrë parasysh masat”, ka thënë Borrell, raporton N1. 

Kujtojmë që gjatë sulmit të terroristëve serbë në Banjskë të Kosovës, humbi jetën një efektiv dhe tre agresorë. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy