
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se qeveria shqiptare duhet të mbledhë instrumentet me karakter teknik dhe të përcaktojë disa qëndrime racionale në lidhje me masat që duhet të marrë për një rrezik potencial të rikthimit të pandemisë Covid 19.
Duke vijuar logjikën e tij, Vasili tha se nuk ka vend për alarm, por qeveria nuk duhet të neglizhojë situatën pasi nuk mund të përsërisim gabimet e 3 viteve më parë.
Sipas Vasilit kontrollet në aeroporte do të ishin një masë e volitshme për një vend të varfër si Shqipëria.
Është fakt që Kina që ka qenë dhe vendi i origjinës së Covid po përjeton momentin më të vështirë që kur nisi pandemia 3 vite më parë, 250 milionë të infektuar, dhe ka si trend vdekjen e 5 mijë personave në ditë. Rezervat që ka shkenca në Perëndim, të dhënat janë të cunguara nga Kina. SHBA po teston ata që vijnë nga Kina, Italia dhe Japonia po ashtu. A duhet të ketë vëmendjen të rritur? Sigurisht përgjigja e parë është po. Sepse shifrat tregojnë që kur pandemia filloi në marsin e 2020, numrat që pandemia filloi numrat ishin më të pakët se kaq. Një në 5 të analizuar është me Covid në Kinë. A ka lajm pozitiv? Po. Nga verifikimet e bëra kanë dalluar që qytetarët që vijnë nga Kina përgjithësisht janë të infektuar me Omicron, shtam që Europa e njeh. Vëmendja duhet të jetë pasi shkencëtarët kanë rezerva. Prokupacioni që qarkullimi në numra kaq të mëdhenj shtojnë riskun dhe hamendjen për qarkullimin e shtameve të reja. Shtamet të reja do të thotë rrezik i shtuar pasi organizmat nuk e njohin.
Ka një sens vëmendje të shtuar dhe nga numrat. Kam kërkuar që qeveria shqiptare të mblidhet, të mblidhet instrumenti i karakterit teknik, të përcaktojnë disa qëndrime që të jenë racionale dhe në kohën e duhur. Ajo që na ndodhi në fillimin e Covid ishte histori me gabime që nuk duhet t’i përsërisim. Pasi kujtojmë që në fillim, thanë që është grip i thjesht, brenda javës u konsiderua murtajë. OBSH kërkonte testime, qeveria jonë tha që s’kemi nevojë pastaj filloi të bënte. Kemi vuajtur nga spontaniteti, nga masa të karakterit politik, nuk duhet të ketë as alarm, por as nënvlerësim.
Ka Covid, por ka dhe grip që është demonstruar me simptoma jo për t’u neglizhuar. Numri i testime ka rënë në mënyrë të jashtëzakonshme. Bashkëjetojnë, por nuk i dallojmë. Covid ka specifika të caktuara trajtimi, dhe gripi po ashtu. Ulja drastike e testimeve dhe krijimi i idesë që nuk kemi asnjë problem nuk ndihmon askënd. Kina adaptoi strategjinë “Covid 0”, karantinë, ishte dështim dhe po përballet me një valë. Është e diskutueshme shumë cilësia e vaksinës kineze, pasi të gjithë u vaksinuan dhe cilësia është e tillë.
E para është të identifikosh rrugët ku do ecësh, çfarë masash do merren, do rriten testime, apo kontrollet për njerëzit që vijnë nga Kina. Unë do ta vendosja kontrollin, një masë e shtuar për një vend të dobët investon tek parandalimi që kushton më pak dhe ka efikasitet më të lartë. Në Shqipëri qeveria vepron me vonesë të madhe, ecën me iluzion “hë se nuk ndodh”, ne nuk e kemi luksin për ta bërë këtë gjë. Ku u shfaq Covid në 2003, adaptuam atë Kohë, bllokimin e hyrjeve nga Kinë. Rezultat janë që në atë kohë njerëzit nuk mbajnë mend asnjë problematikë, konsultuam kolegët në Itali dhe këshillat ishin që vendet e varfra veprojnë më para se vendet e pasura. Nuk ka ditë festë për pandeminë. Sëmundja nuk njeh pushim, apo festë. Është ajo që është prioritare. Nuk ka vend për alarm, por neglizhenca është e jashtëzakonshme.



