Koçi: Serbë ka edhe në Bosnje e Mal të Zi, por Beogradi nuk ka kërkuar referendum (VIDEO)

Koçi: Serbë ka edhe në Bosnje e Mal të Zi, por Beogradi nuk ka kërkuar referendum (VIDEO)

Melazim Koçi, analist politik, ish-kryeredaktor Radio Europa e Lirë, e cilëson të padrejtë kërkesën e Serbisë për mbajtjen e një referendumi për ndryshimet në Kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë në Kosovë.

Në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, Koçi tha se kjo tregon se Serbia ende pas 14 vitesh pavarësi, e sheh Kosovën si pjesë të saj.

Është një kërkesë që mund të cilësohet e padrejtë sepse kërkohet që në një vend tjetër të realizohet referendum. Refuzimi për ta lejuar është i drejtë. Nuk është praktikë ndërkombëtare. Serbë ka në Bosnje dhe Mal të Zi. Serbia nuk kërkon mbajtje të referendumeve në ato vende. Kërkon në Kosovë sepse e konsideron pjesë të vetën. Kemi të bëjmë me një shtet të pavarur dhe nuk njihet praktikë ndërkombëtare. Nuk e kuptoj se ç’ka të bëjë Kosova me çështjet e brendshme të Serbisë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy