Rama pas takimit me Bashën dhe Metën: Çdo kthese tjetër, ikje me bisht ndër shalë (VIDEO)

Rama pas takimit me Bashën dhe Metën: Çdo kthese tjetër, ikje me bisht ndër shalë (VIDEO)

E.N / TemA TV

 

Gjatë ceremonisë inauguruese të hapjes së Akademisë Politike për të rinjtë e Partinë Socialiste, Kyeministri i vendit dhe njëkohësisht kreu i kësaj force politike mbajti një fjalim ku u përqëndrua tek tema më e nxehtë politike në vend: Reforma në Drejtësi dhe rëndësia e miratimit të saj në Kuvend me 21 korrik.

 

Duke iu drejtuar të rinjëve socialistë, për Ramën Reforma në Drejtësi ajo nismë që do t’i çelë rrugën revolucioni të pritur prej 25 vitesh, por që po përballet së fundmi me një mur shurdh. Gjithsesi Rama, duke iu referuar dhe takimit tripalësh me krerët e LSI dhe PD, u shpreh se forca që drejton ka qenë dhe do të jetë deri në fund e vendosur t’i hapë rrugën këtij revolucioni.  

 

"Votimi i reformës në drejtësi të jetë dita e bashkimit që do t'i çelë rrugë këtij revolucioni dhe momenti dramatik i ndarjes mes atyre që janë të vetëdijshëm në atë parlament se pse janë aty dhe që do ta përfaqësojnë me dinjitet ambicien e popullit shqiptar për tu çliruar nga kthetrat e një sistemi të korruptuar drejtësie i cili iu ka penguar të ardhmen për 25 vjet me radhë dhe atyre që po bëjnë çmos për të mos e lejuar këtë transformim kolosal që po ndodh” – deklaroi Rama para të rinjve socialistë.

 

Gjatë fjalës së tij u duk se kryeministri i vendit rikonfirmoi një replikë ndaj deklaratës së djeshme të aleatit të tij qeverisës Ilir Meta, i cili kërkoi konsensusin e plotë mbi miratimin e Reformës.  

 

"Reforma do të votohet në 21 Korrik. Me konsensus ose pa konsensus reforma do të kalojë. Konsensusi kushtetues është me 2/3 e votave të Kuvendit, pra me 94 vota dhe jo unanimiteti. Gjithsesi, konsensusi me 100% të votave të Kuvendit është i mirëpritur" – deklaroi Rama gjatë ceremonisë hapëse të Akademisë Politike të PS.

 

Sa i përket mosmarrveshjeve dhe vështirësive në gjetjen e një konsensusi me Partinë Demokratike, Rama në thelb ripërsëriti qëndrimin e tij të këtyre ditëve: Ne pranojmë çdo zgjidhje që mund të vijë nga PD­ - ja, mjafton që BE dhe SHBA­-të të jenë dakord. Mirëpo, ne nuk do të pranojmë asnjë zgjedhë të Drejtësisë”. Këtu Rama kujtoi sforcon e madhe të ndërkombëtarëve në asistencën ndaj vendit tonë për Reformën në Drejtësi duke e krahasuar me atë të vitit të vështirë 1997, duke e konsideruar si një arsye më shumë për kalimin e kësaj reforme në seancën plenare të 21 korrikut.

 

Kryeministri Rama e mbylli fjalimin e tij duke deklaruar se Partia Socialiste do të shkojë në Parlament më 21 korrik jo për fatin e tij por për fatin e të gjithë vendit pasi “kjo është rruga e duhur, çdo kthesë tjetër do të ishte ikje me bisht ndër shalë nga një nga ato momentet më të rralla e të rëndësishme për njeriun që merret me politikë”. Në fund Rama u shpreh i bindur se më 21 korrik do të jenë 94 vota për të bërë mirë.

 

Më poshtë fjalimi i plotë video i Kryeministrit Edi Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy