Nga axhenda partiake te “dosja” greke/ Rikthimi i krizës dhe refuzimi i marrëveshjes të 2018 (VIDEO)

Nga axhenda partiake te “dosja” greke/ Rikthimi i krizës dhe refuzimi i marrëveshjes të 2018 (VIDEO)

Kishte paralajmëruar se do të shkonte të takonte shqiptarët në Greqi dhe për të folur vetëm për ta. Për takimin e Ramës në Athinë u mësua më 22 prill, ndërsa 2 ditë më pas, kryeministri sqaronte se takimi kishte të bënte më një rienergjizim të Partisë Socialiste.

Axhendën partiake të zotit Rama e përforcoi edhe sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, i cili tha se takimi i kryeministrit kishte të bënte vetëm me shqiptarët, dhe as me çështjen Beleri apo Greqinë.

Megjithatë, ndryshe nga axhenda e paralajmëruar kryeministri Rama shpalosi në podiumin e stadiumit Galatsi në Athinë, problemet që sipas tij qëndrojnë pezull me Greqinë.

Paradoksalisht të gjitha këto çështje për të cilat foli në takimin e Athinës, kryeministri Rama kishte mundësi  t’u jepte zgjidhje 6 vite më parë. Në 2018 kryeministri kishte në tryezë një paketë të dakordësuar mes ministrave Bushati e Kotzias të cilën zoti Rama refuzoi ta firmoste, duke çuar në anulimin e ceremonisë së parashikuar me ish-homologun Cipras në Korçë. 

Asokohe, kryeministri Rama premtonte se qeveria e tij po punonte për një marrëveshje me Greqinë për çështje që mbulonin të paktën 70 vite histori.

Ka çështje që mbulojnë 70 vite histori, që nga ligji i luftës deri tek polemikat për caktimin e kufijve detarë. Këto janë çështje të vështira dhe ne po përballemi me to, me frymën e hapjes dhe të vullnetit për t’i zgjidhur dhe për të kaluar nga një histori që ka qenë gjithnjë një pengesë në politikën e brendshme, pasi këto hije të politikës kanë dalë në sfond në historinë mes Shqipërisë dhe Greqisë. Jam 100% i sigurt që kur rezultatet të dalin në dritë, kushdo që akuzon për tradhti do të turpërohet në opinionin publik.

 Paketa e ashtuquajtur Bushati-Kotzias, synonte miratimin e një sërë marrëveshjeve, nga zgjidhja e çështjes së detit, me përcaktimin e shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, respektimi i të drejtave të personave që u përkasin minoriteteve respektive, të drejtat fetare e politike, heqja e ligjit të luftës, problemet pronësore si në Shqipëri dhe Greqi, mbledhja e eshtrave të rreth 11.000 ushtarëve grekë të cilët u vranë gjatë luftës italo-greke në Shqipëri, njohja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të shqiptarëve në Greqi, eliminimin e incidenteve kufitare, kryesisht në pikat doganore, rindërtimi e ripartimi i vijës dhe shenjave kufitare, njohja e ndërsjellë e patentave si dhe bashkëpunim për të luftuar emigrantët e paligjshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy