Tentoi të kalonte drogë në shasinë e makinës, arrestohet trafikanti në Muriqan (FOTO)

Tentoi të kalonte drogë në shasinë e makinës, arrestohet trafikanti në Muriqan (FOTO)

Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës është goditur nga policia kufitare e Muriqanit në Shkodër. Një automjet tip Renault me targa AA419RX po trafikonte 19 kg kanabis. Droga ishte fshehur në shasinë e automjetit e ndarë në 20 pako.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës, 29-vjeçarin Zeqir Rrapi nga Vlora. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Vlorë, u gjet një tjetër sasi droge. Policia thotë se destinacion i lëndës narkotike ishte Italia.

Hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Zeqir Rrapi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge i mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy