Pjesa më e madhe e terroristëve të dënuar dhe të burgosur në Britaninë e Madhe gjatë 15 viteve të fundit janë të lirë nëpër rrugët e vendit. Ky është përfundimi i një investigimi të bërë nga “Sky News”, sipas të cilit mes këtyre terroristëve janë edhe ata që kanë bashkëpunuar në atentatin e 7 korrikut 2005 në Londër.
Nga 11 shtatori janë të paktën 583 terroristë, që i janë besuar drejtësisë britanike. Tre të katërtat e tyre e kanë përfunduar dënimin, janë liruar, por kanë refuzuar të hyjnë në programet deradikalizuese.
Kjo prezencë prej 416 terroristësh në rrugët e Britanisë përbën një sfidë të vërtetë për policinë vendase, e vënë në provë disa herë nga kërcënimet e ISIS-it.



