
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, u pyet për aferën e inceneratorëve dhe faktin se të gjithë personat e përfshirë direkt janë larguar nga vendi. Felaj tha se në botë ka plot raste të ngjashme të arratisjeve të tilla.
Ka edhe plot krime të tjera, autorët e të cilëve janë larguar. Ka pasur bosë të mafias italiane që kanë qenë në kërkim prej aq kohësh sa nuk kishin foto që t’i njihnin.



