I diplomuar për mjekësi, Edi Oga tregon si lindi pasioni për median

I diplomuar për mjekësi, Edi Oga tregon si lindi pasioni për median

Moderatori Edi Oga i ftuar në emisionin “Bilardo” në MCN, tregoi se është i diplomuar për mjekësi dhe në 97-ën. Ai tregon se arsyeja pse bëri shkollën e mjekësisë ishin miqtë e tij, por shpejt ai kuptoi që ky nuk ishte profesioni që ai dëshironte. Ai tregon se dëshirën për të qenë pjesë e ekranit e kuptoi teksa në 98-ën shihte mediat italiane Rai dhe Mediaset. Ndërkohë sipas tij televizioni shqiptar sot nuk është duke servirur më emisione zbavitëse. “Kam mbaruar për mjekësi, jam diplomuar me nota shumë të mira në 97’. Kam qenë një student me medalje ari në gjimnaz dhe më thanë shko ku të duash. Në 91 askush nuk e dinte si do ishte e nesërmja, mund të isha bërë dhe një arkitekt i mirë sepse kisha dorë, por kam shkuar në mjekësi vetëm se shokët e mi më të mirë shkuan atje. Unë e kuptova në vit të 2 që nuk e doja klinikën, por me që e fillova e mbarova. Rastësia deshi që në 98’ të shikoja Rai dhe Mediaset dhe i kam parë si një model derisa kuptuam që dhe ata janë cik mbrapa. Megjithatë televizioni që serviret sot i ka rënë vlera e zbavitjes.”, u shpreh Oga.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy