Çela: Në zonat rurale nuk ofrohet as shërbimi i grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve. Është shkatërruar zinxhiri i industrisë së riciklimit

Çela: Në zonat rurale nuk ofrohet as shërbimi i grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve. Është shkatërruar zinxhiri i industrisë së riciklimit

Eksperti i mjedisit Elvis Çela deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në “MCN Economy” se në 10-vjeçarin e fundit Shqipëria ka bërë hapa mbrapa sa i përket pjesës së menaxhimit të integruar të mbetjeve, duke shtuar se ky sektor është një nga kryesorët ku zhvillohet pjesa e korrupsionit. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Çela tha se krytetarët e bashkive e shohin pjesën e menaxhimit të mbetjeve për të përfituar dhe jo për t’i dhënë një shërbim qytetarëve.

Sipas ekspertit, në zonat rurale nuk ofrohet as shërbimi i thjeshtë i grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve dhe kjo gjë bën që të depozitohet sasi të mëdha mbeturinash në lumenj dhe grykëderdhjet e tyre.

Në 10 vjeçarin e fundit Shqipëria ka bërë hapa mbrapa sa i përket pjesës së menaxhimit të integruar të mbetjeve. Sektori i mbetjeve është konsideruar si sektor fitimprurës si për institucione në nivel qëndror dhe për institucionet në nivel vendor. Është një nga sektorët më të korruptuar të shtetit shqiptar që reflekton dhe gjendjen e pastërtisë që ka territori Republikës së Shqipërisë.

Në 2013 kur qeveria e Ramës erdhi në pushtet kemi pasur takime me Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe një grup ekspertësh i propozoi qeverisë krijimin e një agjencie që lidhje me menaxhimin e  integruar në mbetjeve, por nuk u konsiderua.

Sektori i mbetjeve është një nga sektorët ku zhvillohet pjesa e korrupsionit pasi mbetjet përbëjnë burimin kryesor të njësive të qeverisjes vendore duke qenë se përgjegjësia kryesore e menaxhimit të mbetjeve është e bashkive, kryetarët bashkive e përdorin si instrument përfitimi.

 Në zonat rurale nuk është se ofrohet dhe ai shërbimi i thjeshtë i grumbullimit dhe transportimi të mbetjeve  çka reflekton dhe një kontribut të madh të mbetjeve në lumenj dhe në grykëderdhjet që përgjithësisht kanë kontribut nga zonat rurale ku shërbimi është i papërfillshëm.

Problemi më i madh që shoh në Shqipëri është që në 10 vitet e fundit është shkatërruar zinxhiri i industrisë së riciklimit për shkak të ndryshimit të asaj piramide që shpjegoi Kikia. Shqipëria shkoi nga riciklimi në incenerim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy