Dior akuzohet se ka “përvetësuar” fundin shekullor kinez

Dior akuzohet se ka “përvetësuar” fundin shekullor kinez

Gjiganti i modës Dior po përballet me akuza për përvetësim kulturor pasi përdoruesit kinezë të rrjeteve sociale dhe protestuesit jashtë një prej dyqaneve të etiketës në Paris, pretendojnë se një fund prej 3800 dollarësh është frymëzuar nga një veshje tradicionale shekullore kineze.

Fundi i Dior është krahasuar me një veshje historike kineze të njohur si “mamianqun” ose “fund i fytyrës së kalit”, pavarësisht se nga shtëpia franceze e modës është përshkruar si një “siluetë dalluese e Dior”.

Polemika filloi në fillim të këtij muaji, ku përdoruesit kinez të rrjeteve sociale dhe mediat shtetërore e akuzuan markën e njohur, për dështimin në të pranuarin e frymëzimit të dizajnit të saj. Një editorial i kohëve të fundit në zëdhënësin zyrtar të Partisë Komuniste, People’s Daily, tha se Dior kishte keqinterpretuar “paturpësisht” fundin si një krijim origjinal, duke e përshkruar zemërimin e rrjeteve sociale si “plotësisht të kuptueshëm”.

Indinjata u përhap në rrugët e Parisit të shtunën e kaluar kur një grup i vogël demonstruesish u mblodhën jashtë një prej butikëve të markës në Avenue des Champs-Élysées.

Imazhet dhe videot e shpërndara në internet tregojnë protestuesit që mbajnë tabela, të shkruara në një përzierje të frëngjishtes dhe anglishtes, me mesazhe duke përfshirë “Dior, ndalo përvetësimin kulturor” dhe “Kjo është një veshje tradicionale kineze”.

Sipas tabloidit nacionalist Global Times , protesta u organizua nga studentë kinezë me bazë në Paris, të cilëve iu bashkuan demonstrues nga qytete të tjera franceze, si dhe disa nga Spanja dhe Italia. Disa nga pjesëmarrësit dukej se kishin veshur një formë veshje historike kineze të njohur si “Hanfu”.

Ndërkohë disa kundër-protestues mbërritën gjithashtu në vendngjarje duke mbajtur simbole që i referoheshin shkeljeve të dyshuara të të drejtave të njeriut nga Kina në Xinjiang, raporton CNN

“Fundet e fytyrës së kalit” datojnë që nga dinastia Song, e cila filloi më shumë se 1000 vjet më parë, megjithëse ato u përhapën në mesin e grave gjatë dinastive të mëvonshme Ming dhe Qing. Dizajni përmban anët e palosura dhe hapjet në pjesën e përparme dhe të pasme, duke i bërë veshjet të përshtatshme për kalërim.

Fundet shpesh vishen nga anëtarët e nënkulturës “Hanfu” e cila është në rritje në Kinë, së bashku me veshjet e tjera që ngjajnë me veshjet e veshura tradicionalisht nga kinezët Han me shumicë etnike përpara dinastisë Qing.

Fundi i Dior është pjesë e koleksionit të tij të vjeshtës 2022, të cilin etiketa e ka përshkruar si një “eksplorim magjepsës i së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes”. Artikulli nuk është më i disponueshëm për blerje në faqen online të shtëpisë së modës.

Sipas Global Times, e cila foli me disa prej protestuesve, protesta të tjera janë duke u planifikuar aktualisht nga studentët kinezë jashtë shtetit në Londër dhe New York.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy