
Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare gazetarja e njohur e "Zërit të Amerikës" Rudina Dervishi.
VOA njofton se ajo u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.
Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën.
"Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës", thuhet ndër të tjera në njoftimin e hidhur.



