KPK shkarkon nga detyra Rozeta Qirjaqin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë

KPK shkarkon nga detyra Rozeta Qirjaqin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Rozeta Qirjaqin, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë pasi nuk plotësoi kriterin e justifikimit të pasurisë dhe atë të integritetit personal.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Roland Ilia pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të prokurores së Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi pasi nuk arriti të justifikojë pasurin dhe integritetin e figurës.

Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi u përball me 30 qershor 2020 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan gjetje për tre kriteret e rivlerësimit.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore e Apelit të Korçës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy