Fleckenstein-PD: Mos pengoni reformën në drejtësi, kthehuni në Kuvend

Fleckenstein-PD: Mos pengoni reformën në drejtësi, kthehuni në Kuvend

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, i ka kërkuar sërish PD që të lërë bojkotin parlamentar dhe ti kthehet punës për të mos bllokuar procesin e vetingut.

Në një konferencë shtypi në mesditë, Fleckenstein e vuri theksin te rëndësi që ka zbatimi i reformës në drejtësi në hapjen e negociatave për Shqipërinë. 

"Bojkoti i Kuvendit është për mendimin tonë jo mënyra e duhur sidomos përsa u përket atyre zgjedhësve që kanë votuar për deputetet. Prandaj i kërkoj kolegëve të mi në PD që të vazhdojnë të kërkojnë atë që ata mendojne se është e nevojshme, por të kthehen në punë. Mund t'ju siguroj se ky nuk është mendimi i Knut Fleckenstein, as i Hahn, Mogherinit apo Vlahutin por e të gjithëve ne dhe Eduard Kukan.

Reforma në drejtësi ka qenë një betejë e fortë, në mënyrë që për opozitën të siguronim ndarjen 50 me 50 në komisione dhe prandaj i them kolegëve të PD mos na jepni ndjesinë që e keni keqpërdorur këtë. Prandaj minimalja është të ktheheni në komisione, mos ndaloni procesin e vetingut dhe reformën në drejtësi".

Fleckenstein i drejtoi edhe një mesazh ish-kryeministrit Berisha. 

“Kam shumë respekt për Berishën, ndoshta më shumë sesa mendoni ju dhe këtë e kam me të vërtetë. Por ama do të doja që t’i kërkoja të mos fliste më për këto përralla sorosiane, e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni. Zoti Berisha nuk është i dobët”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy