Halilaj: Arsimi shqiptar vuan për financim real dhe një reformim të thellë në kurikula

Halilaj: Arsimi shqiptar vuan për financim real dhe një reformim të thellë në kurikula

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se në mandatin e tretë qeverisës pagat e mësuesve do të rriten me 32% si dhe përmirësim të infrastrukturës mësimore.

Nënkryetar i Sindikatës së Arsimit, Isa Halilaj, në studion e lajmeve në MCN TV, tha se sot arsimit shqiptar ka nevojë për një financim real në këtë sektor, dhe një rishikim i thellë i kurikulave,

“Arsimi vuan për një financim real, dhe për një reformë të thellë në kurikula, pra duhet një mbështetje financiare dhe një rishikim komplet i karikulës.

Ne kot nuk e ngremë problemin e financimit, sot ne kryeqytet kemi shkolla më dy turne, por ne nuk kemi klasë edhe për këta nxënës që kemi, plus kësaj shumë pak shkolla janë të kompletuara më aparatura”.

Buxheti i arsimit, sipas Halilaj, është 3 përqind i GDP, dhe si i tillë është i pamjaftueshëm për arsimin, ndërkohë që një zgjidhje reale do të ishte një rritje prej 5 % e GDP-së, nëse pretendohet një arsim cilësor

“Ne e kemi ngritur vazhdimisht problemin. Të gjithë bien rekord, qe buxheti është mbi 3 përqind të GDP. Deshi, s’deshi politika, këta fëmijë nesër do të jenë qytetarë të BE dhe detyrimisht shoqëria shqiptare duhet të investojë që këta fëmijë të marrin arsimin e njëjtë me qytetarët e tjerë evropian. Prandaj, duhet të kemi atë që buxheti i arsimit për një periudhe 10 vjeçare të jetë mbi 5 % të GDP-së. Sivjet u deklarua se do të rritet buxheti me 6 %, por nuk është deklaruar e sa do të jetë inflacioni, d.m.th. rritja e rrogave gjatë kësaj periudhe, nuk ka qenë një rritje reale, ka qenë indeksim i inflacionit, prandaj rritja e 5 % të GDP-së dhe reformimi i arsimit janë parametrat kryesore që na duhen, me 3 % të GDP-së është e pamjaftueshme për arsimin, dhe detyrimisht duhet të jetë 5% nëse pretendojmë një arsim cilësor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy