Përmbushja e një prej kërkesave të tyre nuk i ka ndalur qytetarët protestues, por përkundrazi u ka dhënë më shumë motivim për të vijuar qëndresën. Pas angazhimit të Qeverisë për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura, protestuesit thonë se do të vazhdojnë deri në realizimin e të gjitha kërkesave të tyre.



