Një i pastrehë në Majorka shpërtheu në lot kur pa veten në pasqyrë pas një transformimi në një salon bukurie. Jose Antonio ka jetuar në rrugë për rreth 25 vjet. Ai ka punuar në parkingjet e makinave sa për të nxjerrë bukën e gojës.
Me kalimin e viteve, flokët e tij janë zbardhur, ndërsa mjekra është rritur, duke i dhënë një pamje që tregonte më shumë vite se ai kishte në të vërtetë. Por një prej klientëve që ai i shërbente në parking është pronari i sallonit “La Salvajeria”, i cili i ofroi një prerje flokësh.
Videoja është bërë në vitin 2015, por vetëm pak ditë më parë, salloni e postoi në “Youtube”, ku u kthye në hit Brenda pak orësh.
Jose Antonio është 55 vjeç. Ai ka qenë elektricist në profesion, por ka përfunduar në rrugë rreth moshës 30-vjeçare, pasi kaloi në depresion. Ai është njeri i qetë dhe banorët e zonës ku jeton e duan shumë.



