‘Energjia’/ Tomorri: Situatë e keqmenaxhuar me reshjet, janë humbur mesatarisht 100 mijë euro në orë

‘Energjia’/ Tomorri: Situatë e keqmenaxhuar me reshjet, janë humbur mesatarisht 100 mijë euro në orë

Gazetari Klodian Tomorri në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me situatën e energjisë elektrike dhe faktin që KESH vijon importet dhe nga ana tjetër shkarkimet nga portat.

Ai tha se Komani dhe Vau i Dejës janë ato që po prodhojnë me kapacitete të plota pas reshjeve të shiut, ndërsa Fierza ende llogaritet në nivel të ulët pasi reshjet e shiut nuk kanë rënë në zonat që ajo mund të furnizohet.

Sipas tij, jemi në një situatë kaotike, paradoksale ku rezerva është e ulët, ndërkohë që për shkak të prurjeve anësore u detyruam të shkarkonim miliona metër kub ujë në det.

Importi është pezulluar duke filluar nga sot. Kontratat kryesisht janë javore dhe janë lidhur të premten e javës së kaluar dhe është mbyllur dje. Është situatë e cila është absurde që vjen nga një model tregu kaotik që çon në rezultate absurde si ajo e një dite më parë. Para një dite vendi ishte duke importuar energji nga ana tjetër derdhte ujë përmes portave të shkarkimit duke punuar deri në 30% të kapacitetit të hidrocentraleve. Një situatë totalisht absurde, sot prodhohet me kapacitete maksimale nga Komani dhe Vau i Dejës. Prurjet e djeshme kanë qenë më shumë prurje në Vaun e Dejës dhe Koman, ishin ato përgjegjëse për shkarkimet ndërsa Fierza ka një kuotë uji më të ulët, ajo është në fillim të kaskadës dhe është hidrocentrali më i madh i prodhimit të energjisë dhe ajo që ka ndodhur ditën e fundit është se reshjet nuk kanë rënë në pjesën nga furnizohet Fierza, por kanë ardhur më poshtë saj në Koman dhe Vaun e Dejës sepse kanë ardhur nga Valbona, Theth etj. Pra jemi në një situatë paradoksale ku rezerva është e ulët, ndërkohë që për shkak të prurjeve anësore u detyruam të shkarkonim miliona metër kub ujë në det. Parashikimet janë se deri në javën e parë të dhjetorit Fierza mund të arrijë një nivel pozitiv që e nxjerr vendin nga situata e emergjencës pozitive.

Më tej, Tomorri theksoi se sa më shumë të prodhohet në vend nga kaskada e Drinit aq më pak dëmtohet gjithë sektori i energjisë sepse sipas tij, kur KESH nuk prodhon nga hidrocentralet e veta është i detyruar të importojë me një kosto shumë të madhe për tu përballuar nga ne.

Ajo që ka ndodhur gjatë 2 viteve të fundit, pra sigurimi i energjisë ishte i OSHEE, ajo u falimentua saqë arriti të paguante me 6 muaj vonesë kontratat e energjisë që blinte dhe pas falimentimit të saj ja kaluan KESH, por dhe ai gjatë muajve të fundit është detyruar të importojë me shuma të mëdha energjinë elektrike. Ajo që ka ndodhur dhe mënyrën se si zyrtarët u justifikuan me situatën e paradoksit, ku nga një anë derdhej ujë dhe nga ana tjetër kishim kontratë importi mund të ishte evituar, por qeveria u justifikua se ne i prisnim prurjet të ndodhnin në darkën e së dielës ato u shtynë disa orë etj etj, këto janë thjeshtë justifikime qesharake dhe jo serioze. Ajo që dihet ëhstë fakti që KESH ka importuar masivisht energji elektrike muajit e fundit. E gjithë kjo është një situatë e keqmenaxhuar dhe se duhet të ishin marrë masa për të reduktuar shkarkimin. Hidrocentralet prodhonin me 1/3 e kapacitetit dhe ti nga ana tjetër shkarkon, por në këtë mënyrë ti nuk krijon dot rezerva.

Tomorri shtoi në fund se kyçi i menaxhimit është Komani, por ka një cikël përpunimi ditor, në Koman duhet të jesh teknikisht shumë i saktë sa i ke prurjet sa përpunon dhe atëherë kur prurjet të imponojnë shkarkime do shkarkosh.

Ajo që ka ndodhur me prodhimin e energjisë është një paradoks ku janë humbur para dhe është një shifër e madhe, koorporata dje ka humbur mesatarisht të paktën 80-1200 mijë euro në orë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy