MPJ: Asnjë zyrtar i Beogradit nuk do të lejohet ta vizitojë Kosovën (VIDEO)

MPJ: Asnjë zyrtar i Beogradit nuk do të lejohet ta vizitojë Kosovën (VIDEO)

Kosova ka marrë vendim që asnjë zyrtari nga Beogradi të mos i japë leje të hyjë në shtetin e Kosovës.

Ky vendim vjen pas fushatës së Serbisë kundër Kosovës, inskenimeve dhe kërcënimeve që po i bën politika serbe karshi Kosovës.

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një njoftimi në facebook, ka thënë se për shkak të kërcënimeve, inskenimeve në veri e çështjeve tjera, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë këtë vendim.

Për shkak të kërcënimeve hibride që Serbia po bën ndaj Kosovës, propagandës së vazhdueshme dhe lajmeve fake ndaj vendit dhe qytetareve tanë dhe përpjekjet e fundit për të inskenuar një të ashtuquajtur krizë humanitare në veri të Kosovës duke kërcënuar popullsinë serbe që jeton atje dhe duke i detyruar ata të mbyllin bizneset e tyre vetëm për shkak të disa objektivave politike të Beogradit, Ministria e Punëve të Jashtme nuk do të lejojë asnjë zyrtar nga Beogradi për të vizituar Kosovën dhe të gjitha kërkesat do të refuzohen për aq kohë sa kjo sjellje vazhdon”, ka shkruar Zyberaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy